Vjen reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Aktuale

Vjen reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Më: 31 mars 2020 Në ora: 17:16
Albin Kurti

Nënkryetarja e VV-së, Arbërie Nagavci ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, mbi vendimin e Qeverisë për ndalimin e lëvizjes së qytetraëve.

Nagavci ka theksuar se në orët në vijim zyra Ligjore e VV-së do të japë te gjitha sqarimet për këtë çështje.

“Ajo që mendoj që është e mirë është qe që Gjykata ka vendos që deri në prill që ky vendim mos të hyj në fuqi. Tani besoj se shumë shpejt zyra Ligjore e Kryeministrisë do të japë sqarime për këtë qështje, por ajo çka është e rëndishme që deri me datën 13 Prill të respektohet vendimi i Qeverisë. E rëndësishme në këto momente është të mbajmë distancën dhe largësinë mes njëri-tjetrit. Sa i përket shkeljes së Kushtetutës unë nuk mund të flas për diçka të tillë, por do të kemi kohë pasi ekspertë të fushës do të japin vlerësimet në lidhje me këtë vendim ” tha shkurt Nagavci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat