Njohësi i Kushtetutës e shpjegon vendimin e Gjykatës që e shfuqizoi vendimin e Kurtit

Aktuale

Njohësi i Kushtetutës e shpjegon vendimin e Gjykatës që e shfuqizoi vendimin e Kurtit

Më: 31 mars 2020 Në ora: 17:37
Albin Kurti dhe Hashim Thaçi

Vendimi i Qeverisë “Kurti” për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve dhe automjeteve si masë parandaluese për përhapjen e pandemisë Covid-19, do të jetë në fuqi deri më 13 prill.

Gjykata Kushtetuese i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Presidentit Hashim Thaçi për shfuqizim të këtij vendimi.

Një vendim të tillë të Kushtetueses po e sheh si hapë pozitiv njohësi i Kushtetueses, Ismet Salihu.

Ai e ka vlerësuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar atë “vendim të kulturuar”, pasi që sipas Kushtetueses ky vendim bie më datë 13 prill.

“Në mënyrë indirekte, të kulturuar Gjykata Kushtetuese e ka lën në fuqi vendimin e Qeverisë “Kurti” deri më 13 prill. Pas kësaj date nëse ndërron situata, ky vendim vetvetiu bie”, ka deklaruar Ismet Salihu.

Kujtojmë se Qeveria “Kurti” më 23 mars pati marrë vendim për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve dhe automjeteve.

Pas kësaj, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Presidentit Hashim Thaçi i cili këtë vendim e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese.

“Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, vendim anti-kushteutes, si president i vendit kam vendosur t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese me kërkesë të interpretim të çështjes së përputhshmërisë së vendimit të Qeverisë së Kosovës në lidhur me kufizimet e lirive dhe të drejtave themelore me Kushtetutë”, pati thënë Thaçi.

Kujtojmë se orari i lëvizjes kufizohet nga ora 17:00 deri në 06:00 të mëngjesit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat