Punëtorët e kompanive të pastrimit duhet të përfshihen në pakon emergjente fiskale

Aktuale

Punëtorët e kompanive të pastrimit duhet të përfshihen në pakon emergjente fiskale

Më: 31 mars 2020 Në ora: 17:51
Ilustrim

“GREEN ART CENTER-PRISHTINA” (GAC), i bën thirrje institucioneve të Qeverisë së Kosovës që ta rishqyrtojnë Pakon Emergjente Fiskale dhe të mbështesin dhe vlerësojnë punën e sektorit të pastrimit si më i rëndësishmi për kujdesin ndaj qytetarëve, sidomos gjatë tejkalimit të kësaj krize.

Në këtë kohë pandemie ku rreziku i përhapjes së virusit Covid-19 ka prekur krejt botën dhe numri i të prekurve është duke u rritur gjithashtu edhe në Kosovë, punëtorët e grumbullimit të mbeturinave nëpër komuna nuk po ndalen në kryerjen e shërbimeve ndaj qytetarëve ku përveç grumbullimit të mbeturinave njëherësh po kontribuojnë edhe në dezinfektimin e shumë hapësirave publike nëpër qytete të ndryshme.

Përkundër punës së palodhshme të tyre dhe rrezikut që i kanoset gjatë angazhimit duke qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me mbeturinat që prodhohen prej qytetarëve të prekur apo jo prej këtij virusi ,në Pakon Emergjentë Fiskale të miratuar prej qeverisë në detyrë, kjo kategori nuk po shihet të jetë e përfshirë.

Përkundër faktit që Kosova akoma nuk ka sistem të grumbullimit dhe trajtimit të veçantë të mbeturinave medicinale dhe rreziku i shpërndarjes së këtij virusi është edhe më i lartë pasi që qëndron disa ditë me radhë nëpër sipërfaqe të materialeve të caktuara, si rrjedhojë e saj, kjo nënkupton që personat të cilët punojnë në ofrimin e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave janë më të rrezikuar së pjesa tjetër e shoqërisë.

“GREEN ART CENTER-PRISHTINA” (GAC), i bën thirrje institucioneve të Qeverisë së Kosovës që ta rishqyrtojnë Pakon Emergjente Fiskale dhe të mbështesin dhe vlerësojnë punën e këtij sektori të rëndësishëm për kujdesin ndaj qytetarëve, sidomos gjatë tejkalimit të kësaj krize.

GAC ndër ka vite bashkëpunon më sektorin e kompanive publike të grumbullimit të mbeturinave gjatë zbatimit të reformave për menaxhimin e mbeturinave në nivel komunal, sektor ky i cili ka nevojë të trajtohet me dinjitet, pagë dhe kushte më të mira të punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat