Musliu-Shoshi: Konkursi i MPJ-së për diplomatë, i paarsyeshëm dhe i panevojshëm

Aktuale

Musliu-Shoshi: Konkursi i MPJ-së për diplomatë, i paarsyeshëm dhe i panevojshëm

Më: 31 mars 2020 Në ora: 19:26
Ariana Musliu- Shoshi

Ministria e Punëve të Jashtme ka shpallur sot konkurs të brendshëm për diplomatë. Kundër kësaj shpalljeje ka dalë anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Ariana Musliu- Shoshi.

Deputetja e PDK-së në reagimin e saj ka thënë se është i paarsyeshëm dhe i panevojshëm ky konkurs i brendshëm në kohën kur po përballemi me pandeminë Covid-19.

“Si anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë vlerësoj se shpallja e konkursit të brendshëm për rekrutimin për misionet diplomatike të Republikës së Kosovës në kohën kur po përballemi me pandeminë Covid-19,është i paarsyeshëm dhe i panevojshëm sepse përfaqësuesit tanë diplomatikë janë duke e kryer punën e vet në pajtim me legjislacionin në fuqi”, ka thënë deputetja Musliu- Shoshi.

Sipas saj, është më se e nevojshme që MPJD të merret me shtetasit e Kosovës, të cilët ndodhen jashtë vendit e hasin në vështirësi të mëdha për të ardhë në Kosovë për shkak të gjendjes me pandeminë, si në rastin e rreth 600 shtetasve të Kosovës të cilët kanë mbetur të bllokuar në Kroaci dhe shumë vende të tjera në BE, ku qëndrimi i tyre po bëhet çdo ditë e më i papërballueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat