Lajmërohet Boiken Abazi i VV-së nga Tirana, ofendon gjyqtarët e Kushtetueses që nuk vendosen pro Kurtit

Aktuale

Lajmërohet Boiken Abazi i VV-së nga Tirana, ofendon gjyqtarët e Kushtetueses që nuk vendosen pro Kurtit

Më: 31 mars 2020 Në ora: 20:13
Boiken Abazi

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazi, e ka ofenduar në rrjetin e tij social Facebook, Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

“Gjykatës Kushtetuese në Kosovë nuk i mjafton ligji për sëmundjet ngjitëse për kufizimin e lëvizjes, do nga një ligj për çdo virus. Sharlatanë”, ka shkruar Abazi.

Gjykata Kushtetuese e ka pranuar kërkesën e Presidentit Thaci, duke shpallur vendimin e Qeverisë Kurti për kufizimin e lëvizjës të pavlefshëm.

Kryeminstri Albin Kurti kishte marrë vendim që të kufizohet liria e lëvizjes së qytetarëve në këtë kohë pandemie, por Presidenti Hashim Thaçi kishte thënë se ky vendim është anti-kushtetues. Të njëjtin më pas e kishte çuar në Kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat