Këshilltari i Albin Kurtit zbulon detaje të padëgjuara për Aleksandër Vuçiqin

Aktuale

Këshilltari i Albin Kurtit zbulon detaje të padëgjuara për Aleksandër Vuçiqin

Nga: A.J Më: 31 mars 2020 Në ora: 22:56
Albin Kurti

Këshilltari i Albin Kurtit, Driton Tali në një postim të tij në facebook i është drejtuar të dërguarit për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë Richard Grenell. Ai ka thënë se a e di Grenell se Aleksandër Vuçiqi para se të aderonte në partinë Radikale të Sheshelit, ishte vullnetar në njësitin çetnik të vojvodës Sllavko Alleksiq.

Tali po ashtu ka thënë se gjatë rrethimit të Sarajevës, njësiti i tij ishte pozicionuar te "Varret e hebrenjve" prej nga bënë krime të shumta në civilë (sidomos snajperistët e tij).

Postimi i plotë

Athua e di Grenelli se Aleksandër Vuçiqi para se të aderonte në partinë Radikale të Sheshelit, ishte vullnetar në njësitin çetnik të vojvodës Sllavko Alleksiq.

Sllavo Alleksiq, kriminel lufte, ishte nëpunës i thjeshtë i Postës, në Sarajevë, deri në fillim të luftës.

Gjatë rrethimit të Sarajevës, njësiti i tij ishte pozicionuar te "Varret e hebrenjëve" prej nga bënë krime të shumta në civilë (sidomos snajperistët e tij).

Ja se çka pati deklaruar kryetari i tij, Sheshel (i dënuar 10 vite për krime të luftës).

"Sve smo zajedno radili. Ako sam ja umiješan u ratne zločine, onda je moj direktni saučesnik Tomislav Nikolić, nema nikakve sumnje ..., ja sam Nikolića 1993. godine na Knežini (Romanija) proglasio za srpskog četničkog vojvodu...

Tomislav Nikolić je bio negdje mjesec-dva dobrovoljac u Slavoniji".

"Naš generalni sekretar Aleksandar Vučić je prije ulaska u našu stranku bio dobrovoljac u četničkom odredu kod Slavka Aleksića na Jevrejskom groblju, pa je otud povučen da radi na TV Pale jer se pokazalo da se dobro razumije u taj posao".

Përkthimi:

Gjithçka ne bëmë së bashku. Nëse unë jam i përfshirë në krime lufte, atëherë bashkëpunëtori im i drejtëpërdrejtë është Tomislav Nikoliq, nuk ka dyshim ..., në vitin 1993, në Knezhinë (të Romanisë) unë e shpalla Nikoliqin "vojvodë" serb ...

Tomislav Nikoliq ishte vullnetar në Sllavoni për një ose dy muaj".

"Para se t'i bashkohej partisë tonë, sekretari ynë i përgjithshëm, Aleksandar Vuçiq, ishte vullnetar në aradhën çetnike të Sllavko Aleksiqit, te "Varrezat hebreje", nga ku u tërhoq të punojë në TV Pale sepse u dëshmua se e njeh mirë atë punë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat