Kurtit pas takimit me Thaçin: Presidentit ia bëra të qartë këtë gjë

Aktuale

Kurtit pas takimit me Thaçin: Presidentit ia bëra të qartë këtë gjë

Më: 1 prill 2020 Në ora: 10:20

(E plotësuar) - Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas takimit që ka zhvilluar me presidentin e vendit, Hashim Thaçi tha se pyetjeve dhe përpjekjeve të Presidentit u janë përgjigjur me qëndrimin e tyre që pas mocionit të mosbesimit vendi të shkoj në zgjedhje.

Kurti tha se takimi filloi me temën e masave që ka ndërmarrë qeveria, dhe punëve që po bëjnë në parandalim të përhapjes së pandemisë COVID19.

Shefi i qeverisë së Kosovës në detyrë tha se edhe presidenti u zotua se do respektojë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Kurti: Ajo çfarë ngelet është të shkohet në zgjedhje të reja

"Pyetjeve dhe përpjekjeve të presidentit që ne të flasim për mundësitë për qeveri të re për kandidatura të reja u jemi përgjigjur me qëndrimin tonë për të cilin jemi të bindur që është jo vetëm i drejtë por edhe i vetmi në bazë te Kushtetutës së Republikës së Kosovës e kjo është që nuk mund të kapërceni diku tjetër duke shpërfillur duke mohuar nenin 82 pika 2 të Kushtetutës së Kosovës që thotë që pas një mocioni të mosbesimit ajo çfarë ngelet është të shkohet në zgjedhje të reja. Të bindur se Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk krijon mundësi në kontekstin aktual politik që ne të kemi qeveri të re, pa Kuvend të ri, pra pa zgjedhje të reja. Presidenti u zotua që do ta respektoj Kushtetutën she ligjin dhe praktikat e mëhershme dhe të gjitha në e dimë se cilat janë ato praktik të mëhershme", tha ai.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ashtu bëri të ditur se nëse i kërkohet të diskutohet për tema tjera përveç për koronavirusin dhe shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, do ti diskutoj me shkrim.

Kurti: Me Presidentin mund të bisedojmë vetëm për zgjedhje të reja

"Ne jemi të gatshëm të takohemi e bashkëbisedojmë hapur gjerë e gjatë me Presidentin e Republikës së Kosovës, ndërkaq jashtë temës së nenit 82.2 pra shpërndarjes së Kuvendit për zgjedhje të reja dhe jashtë temës së luftimit të përhapjes së COVID-19, ne deklaruam këtu se jemi të gatshëm të diskutojmë por veçse me shkrim që të eliminojmë çfarëdo mundësie për keqkuptim, keqinterpretim apo edhe vetëm pasaktësi. Pra ne jemi të gatshme të bashkëbisedojmë por veçse me shkrim nëse tema për të cilën do Presidenti është jashtë 82.2 është gabimet shkohet në kapitullin e 6-të të kushtetutës pa e kaluar kapitullin e 4-të të kushtetutës që është Kuvendi i Republikës, Qeveria jonë është qeveri në detyrë sepse në Kuvend ka pasur mocion të suksesshëm mosbesimi është kapitulli i i 4-të i kushtetutës para kapitullit të 6-të që është qeveria e Republikë së Kosovës, andaj jashtë 82.2 e jashtë COVID-19, me shkrim”, tha ai.

Presidenti i Koso vës, Hashim Thaçi ka zhvilluar takim edhe me liderin e LDK-së, Isa Mustafa dhe kreun e PDK-së, Kadri Veseli.

Ndërsa nesër pritet t’i takojë liderët tjerë politikë.

Këto takime po zhvillohen në kudër të konsultimeve pas rrëzimit të qeverisë së Kosovës nga Kuvendi i Kosovës, me mocion mosbesimi i inicuar nga LDK.

***

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pas takimit që ka zhvilluar më presidentin e vendit, Hashim Thaçi tha se i ka bërë të qartë qëndrimin se nuk mund të ketë zgjidhje tjetër përpos zgjedhjeve të reja.

Ai ka thënë se për këtë u zotua edhe presidenti Thaci, i cili tha se do të respektojë Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

“Përpjekjeve te presidentit që ne të flasim për qeveri të re për kandidatura të reja iu jemi përgjigjur me qëndrimin tonë që nuk mund të kapërcejmë diku tjetër duke shpërfillur e mohuar nenin 82. 2 të Kushtetutës që thitë se pas mocionit të mosbesimit ajo çka ngelet është të shkohet në zgjedhje të reja. Presidenti u zotua që do ta respektojë kushtetutën ligjim dhe praktikat e mëhershme e ne të gjithë e dimë se cilat janë praktikat e mëhershme. Ne e theksuam këtë qëndrim tonin që presidenti nuk do të duhej të merrej me emra njerëzish e partisë por data për zgjedhjet e reja në kalendarin e këtij vitit. E di që ndodhemi në betejën intensive kundër virusit e mbase kjo mund të shtyjë datën e zgjedhjeve por kushtetuta e Kosovës nuk ofron alternativa ta tjera”, tha ai.

Aktualisht në takim me presidentin Thaçi është kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, qe ishte partner koalicioni në qeverinë tash në detyrë.

Ndërsa pas tij, pritet të vijë kryetari i PDK-së Kadri Veseli.

Nesër , në takime të ndara presidenti do t’i presë kryetarin e AKR-së, Nismës Socialdemokrate, Listës Serbe dhe 6+.

Qeveria e Kosovës është rrëzuar më 25 mars me dy të tretat e deputetëve të cilët votuan pro mocionit të mosbesimit të cilin e inicoi LDK.

Kurti: S’ka asnjë alternativë përveç zgjedhjeve

Kreu i Qeverisë në detyrë, Albin Kurti ka folur para mediave pas takimit që pati me të parin e shtetit, Hashim Thaçin në presidencë.

Kurti tha se kanë biseduar me Thaçin fillimisht për situatën pas përhapjes së koronavirusit në vend.

Ai thotë se pyetjes së presidentit për një qeveri të re, iu janë përgjigjur negativisht duke deklaruar se bashkë mund të bisedojnë vetëm për zgjedhje të reja.

“Pyetjeve dhe përpjekjeve të presidentit që ne të flasim për mundësinë për qeverinë te rë për kandidatura të reja u jemi përgjigjur me qëndrimin tonë për të cilin jemi të bindur që është jo vetëm i drejtë por edhe i vetmi në bazë të kushtetutës, nuk mund të kapërcejnë diku tjetër duke mohuar nenin 82 pika 2 të Kushtetutës, që thotë se pas një mocioni të mosbesimit ajo çfarë ngelet është të shkohet në zgjedhje të reja. Të bindur se Kushtetuta nuk krijon  mundësinë në kontekstin aktual politik që ne të kemi qeveri të re, pa zgjedhje të reja”, tha Kurti.

Ai ka shtuar se edhe presidenti është zotuar që të veprojë sipas Kushtetutës.

Kurti: Presidenti u zotua se do ta respektojë kushtetutën

Të gjithë e dimë cilat janë praktikat e mëhershme edhe në vitin 2010 edhe në vitin 2017 me mocion ka rënë qeveria dhe më pas është shpërnda kuvendi dhe janë shpallë zgjedhjet, e theksuam këtë qëndrim tonin. Presidenti nuk duhej të merrej me emra njerëzish e partisë, por, me data për zgjedhjet e reja në kalendarin e këtij viti, e dimë që ndodhemi në betejën intensive kundër koronavirusit dhe mbase kjo do të mund ta shtyjë ca datën e zgjedhjeve mirëpo, kushtetuta besojmë që nuk krijojnë mundësi apo alternativa tjera”, ka thënë Kurti.

Kreu i Qeverisë në detyrë shtoi se nëse ju kërkohet që të bisedojnë për tema tjera pos asaj të koronavirusit dhe të shpërndarjes së Kuvendit, këtë do ta bëjnë vetëm me shkrim.

“Tash besoj duhet të jemi të kujdesshëm kë e citojmë dhe si e citojmë prej atyre që ju i keni në mendje me emra konkret, por te ne i paraqitni si interpretues të Kushtetutës. Për nenin 82.2 jemi të gatshëm të takojmë hapur gjerë e gjatë për presidentin, ndërkaq, jashtë temës së këtij neni dhe jashtë temës së luftimit të përhapjes së COVID 19 deklaruam se jemi të gatshëm të diskutojmë vetëm me shkrim, që të eliminojmë çfarëdo mundësie për keqkuptim apo pasaktësi. Pra jemi të gatshëm të bashkëbisedojmë, veçse me shkrim nëse tema për të cilën do presidenti është jashtë këtyre. Është gabim të shkohet në nenin e 6-të pa e kaluar kapitullin e 4-tët që është Kuvendi”, ka thënë Kurti.

***

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka filluar takimin me kryeministrin Albin Kurti për të diskutuar pas votimit të mocionit për rrëzimin e qeverisë.

Kurti ka arritur në kabinetin e presidentit i shoqëruar nga dy këshilltarë.

Zyra e presidentit ka njoftuar që ftesa u janë dërguar të gjitha partive parlamentare, për konsultim për hapat e mëtejmë pasi Kuvendi i mori besimin qeverisë Kurti.

Image

Në orën 10:30 pritet ta takojë kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, qe ishte partner koalicioni në qeverinë tash në detyrë.

Ndërsa pas tij, pritet të vijë kryetari i PDK-së Kadri Veseli.

Nesër, në takime të ndara presidenti do t’i presë kryetarin e AKR-së, Nismës Socialdemokrate, Listës Serbe dhe 6+.

Qeveria e Kosovës është rrëzuar më 25 mars me dy të tretat e deputetëve të cilët votuan pro mocionit të mosbesimit të cilin e inicioi LDK.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat