Kurti ia shkruan edhe një letër Thaçit: I gatshëm të flas me ju vetëm për këto dy tema

Aktuale

Kurti ia shkruan edhe një letër Thaçit: I gatshëm të flas me ju vetëm për këto dy tema

Nga: A.Zh Më: 1 prill 2020 Në ora: 13:23
Hashim Thaçi dhe Albin Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka dërguar edhe një letër presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit që sot zhvilluan bashkërisht.

Në letrën e tij, Kurti ka shkruar se takimet e presidentit me liderët e partive politike nuk kanë bazë në asnjë dispozitë të Kushtetutës.

Kurti ka thënë se me presidentin është i gatshëm të bisedojë për betejën kundër Koronavirusit dhe me detyrën e tij për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës pas mocionit të mosbesimit, përcjell Bota sot.

Image
Letra e dytë e Kurtit dërguar presidentit Thaçi

Kryeministri në detyrë pas takimit që ka zhvilluar me presidentin Thaçi, tha se i ka bërë të qartë qëndrimin se nuk mund të ketë zgjidhje tjetër përpos zgjedhjeve të reja./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat