Komisioneri i BE-së: Përshëndes vendimin e Qeverisë Kurti

Aktuale

Komisioneri i BE-së: Përshëndes vendimin e Qeverisë Kurti

Më: 1 prill 2020 Në ora: 14:12
Oliver Varhelyi

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi e ka përshëndetur vendimin e Qeverisë në detyrë të Kosovës për heqjen e tarifave, duke e quajtur esencial për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

“Përshëndes vendimin e Qeverisë në detyrë të Kosovës për heqjen e tarifave për mallrat nga Serbia dhe Bosnja – esencial për vazhdimin e dialogut me Serbinë”, shkruan ai në Twitter.

Ai e ka përmendur në vazhdim edhe bashkëpunimin rajonal.

“Të gjitha barrierat tregtare duhet të hiqen - bashkëpunimi rajonal është çelës dhe i domosdoshëm edhe për luftimin e përhapjes së koronavirusit”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat