Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, është takuar sot me kryetaren në detyrë të Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani me të cilën ka biseduar për situatën emergjente që ka krijuar pandemia e Covid-19 në Komunën e Vushtrrisë.
Tahiri me tej thotë se këtë betejë do ta fitojmë bashkë, andaj ai ka bërë thirrje që të respektohen vendimet, dhe kështu luftohet edhe përhapja e virusit.
Ja shkrimi i tij:
Takim me kryetaren e Parlamentit të Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Vjosa Osmani.
E njoftova Kryetaren Osmani me situatën emergjente që ka krijuar pandemia e #Covid 19 në Komunën e Vushtrrisë dhe me masat që ne si autoritete lokale kemi ndërmarrë për të parandaluar përhapjen e #coronavirus.
Komuna e Vushtrrisë dhe të gjitha komunat tjera e kan mbështetjen e plotë të Kryetares Osmani dhe të Kuvendit të Republikës për të tejkaluar sa më shpejtë këtë situatë pandemie. Kuvendi me anë të legjislacionit do të mbështes të gjitha masat e propozuara bashke nga Komunat e Qeveria për rimëkëmbjen ekonomike dhe mbështetjen për të gjitha rastet sociale të shkaktuara nga Coronavirus.
Këtë betejë do ta fitojmë bashkë prandaj #rrinshpi dhe kështu lufto përhapjen e virusit.