​Thaçi flet për zgjedhjet: Do ta respektoj Kushtetutën

Aktuale

​Thaçi flet për zgjedhjet: Do ta respektoj Kushtetutën

Më: 1 prill 2020 Në ora: 21:49
Hashim Thaci

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka folur rreth mundësisë së shkuarjes së vendit në zgjedhje të reja, pas rrëzimit të Qeverisë Kurti.

Ai gjatë emisionit Pressing në T7, ka thënë se janë dy mundësi për mbajtjen ose jo të zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Qëndrimi im do të jetë kushtetuese dhe ligjor. Janë dy mundësi, zgjedhjet - një dhe shmangia - dy. Unë do ta respektoj në përpikëri ligjet dhe Kushtetutën, dhe procesi do të jetë plotësisht transparent. Nesër do ta prezantojë qëndrimin tim dhe askujt nuk do t’i hyj në hak dhe për këtë opinioni do të jetë i sigurt. Nuk kam asnjë anim për parti politike”, ka thënë presidenti Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat