Besnik Tahiri: Kushtetuta s’është supermarket me shku me e marrë cilindo nen që të pëlqen

Aktuale

Besnik Tahiri: Kushtetuta s’është supermarket me shku me e marrë cilindo nen që të pëlqen

Më: 1 prill 2020 Në ora: 22:35
Besnik Tahiri

Besnik Tahiri nga AAK-ja pohoi se Qeveria Kurti u rrezua për shkak të veprimeve që ndërmori Albin Kurti.

Në një interviste ne Rubukon, ai i cilësoi veprimet e Kryeministrit në detyrë si autoritare.

“Sa i përket mocionit, opozita dhe AAK-ja nuk e ka rrëzuar këtë qeveri.  Ka qenë Albin Kurti i cili ka marrë një vendim plotësisht të pakoordinuar, pa konsultim dhe në kundërshtim me një marrëveshje politike duke provokuar këtë situatë”.

“Këtij mocioni duhet t’i shkohet mbrapa. Po të kishte menduar Kurti që është situatë pandemie dhe kriza më e madhe që e ka pasur ky vend, nuk do të kishte me marrë vendim totalisht autoritar, pa konsultim me kryetarin e LDK-së dhe pa i trajtuar në asnjë aspekt konsekuencat. Secili lider i secilës parti do të vepronte siç ka vepruar Mustafa, nëse ia shkelë marrëveshjen politike dhe ia shkarkon nënkryetarin e parë”.

Besnik Tahiri tha se pasi 2/3 e deputetëve të Kuvendit të Kosovës votuan mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti, kjo njihet si qeveri në dorëheqje.

Tutje ai diskutoi për situatën pas rrëzimit të qeverisë – se si do të vazhdohet tutje.

“Kushtetuta nuk është supermarket me shku me e marrë cilindo nen që të pëlqen. Në vitin 2014 e kemi deklaratën e Kurtit i cili flet për shtet parlamentar, për shumicë parlamentare dhe thotë se shumica parlamentare ka të drejtën me qeverisë, si dhe thotë se nuk jemi në garë automobilistike kush do të dalë i pari. Në 2017 po ashtu flet për shumicën parlamentare. Dhe tash kur nuk i pëlqen, flet ndryshe”.

“Nuk dihet nëse do të mund të themelohet një qeveri tjetër. Por ajo që dihet është se Kurti, pra Vetëvendosje, është subjekti i parë. Me kushtetutë e ka të drejtën legjitime të mundohet ta themelojë një qeveri dhe pastaj në bazë të interpretimit kushtetues do të shohim a do te shkohet në zgjedhje apo jo”.

“S’kemi rrugëdalje tjetër përveç respektimit të Gjykatës Kushtetuese”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat