Edhe Pacolli ka derdhur lot për filmin turk, ua rekomandon të tjerëve

Aktuale

Edhe Pacolli ka derdhur lot për filmin turk, ua rekomandon të tjerëve

Nga: H.O. Më: 1 prill 2020 Në ora: 23:50
Behgjet Pacolli

Edhe lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka përmendur filmin më të përmendur të ditëve të fundit, filmin turk “Mrekullia në qelinë e 7”.

"Edhe unë, si shumica e njerëzve këtu, kam derdhur lot gjatë filmit. Është njerëzore. Filmi është shumë i bukur për ata që kanë ndjenja", shkruan ai.

Pacolli ua ka rekomanduar të gjithëve ta shohin këtë filmin dhe ka përcjellë mesazhin e bukur të tij.

“Kur ne jemi të gjithë në shtëpi këto ditë, po kemi edhe kohë të lirë. Unë, përveç të tjerave, kam shikuar filmin turk "Mrekullia në qelinë e 7", të cilën e rekomandoj shumë. Mesazhi është i bukur: Asnjëherë mos humb shpresën”, shkruan Pacolli./Bota sot

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat