Haki Abazi numëron punët e mira të Qeverisë, thonë se u bënë halë në sy

Aktuale

Haki Abazi numëron punët e mira të Qeverisë, thonë se u bënë halë në sy

Nga: G.B Më: 2 prill 2020 Në ora: 08:34
Haki Abazi

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ka numëruar sot disa nga arritjet e Qeverisë Kurti, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai i quajti këto punë që u bënë halë në sy, duke numëruar këtu përgjysmimin e pagave për vete, shkarkimin e koordinatorëve nacionalë të panevojshëm, shkarkimin e Bordeve të shumta.

Postimi i plotë:

Punë që u bë halë në sy

– I përgjysmuam pagat për vete.
– I shkarkuam 7 Koordinatorët Nacional të panevojshëm.
– U emërua Komiteti për Partneritet Publiko-Privat.
– Mbështetëm financiarisht evitimin e dëmeve nga fatkeqësia natyrore të stuhisë së fuqishme në komunën e Pejës dhe Istogut.
– U shkarkuan Bordet e Drejtorëve të “Telekomi i Kosovës” Sh.A, “Hekurudhat e Kosovës – Infrakos, “Trepça” Sh.A dhe ShSKUK-së. I kemi emëruar bordet e reja në Telekom, Trepçë dhe ShSKUK.
– U shfuqizua vendimi për pagat e ish-ministrave e ish-zëvendësministrave pasi ata përfundojnë mandatin.
– I dhuruam 200 mijë euro mbështetje financiare për Republikën e Shqipërisë për sanimin e dëmeve nga tërmeti
– U shfuqizua Vendimi i Qeverisë për akcizën e duhanit
– Fillimisht i ndamë 400 mijë euro për Ministrinë e Shëndetësisë për parandalimin e situatave të mundshme emergjente për epidemi. Më vonë i shtuam 10 milionë euro për luftimin e përhapjes së pandemisë Coronavirus.
– U themelua Grupi i ekspertëve të pavarur për të dizajnuar parimet e reformës së Vettingut.
– Riatdhesimin e 14 konsujve të kotë nëpër botë, shkarkimin e ambasadorëve dhe diplomatëve të tjerë.
– Anulimi i tenderit 110 milionësh i autostradës Prishtinë-Gjilan i shpallur pa miratim buxhetor.
– Anulimi i ndërtimit të lagjes pranë liqenit të Badovcit.
– Ministria e Integrimit Evropian kursen 330.000 euro çdo vit nga qiraja
– U nënshkrua marrëveshja me Bankën Botërore për të na mbështetur me 2.785.000 dollarë.
– Me 6 mars u aprovua Programi Qeverisës i Republikës së Kosovës për vitet 2020 – 2023.
– E anuluam vendimin e Qeverisë ku “Bechtel-Enka” do t’i kalonin 50 milionë euro.
– I vendosëm sanksione kompanisë “Sabalan Company – Iran”.
– U aprovua Projektligji për Ndarjet Buxhetore të Republikës i cili u votua me 14 mars këtu në Kuvend.
– Rruga Prishtinë-Mitrovicë, e cila ka filluar para rrugës së kombit “Ibrahim Rugova”, do të bëhet.
– U themelua Komiteti Drejtues i Projektit të Asistencës Teknike “Energjia nga Linjiti”.
– U miratua vendimi që i kërkon AKP të pezullojë veprimet në lidhje me pronat e paluajtshme shpallur më 5 mars 2020.
Me datën 11 mars, dy ditë para rastit të parë me Coronavirus, kemi marrë një seri vendimesh që lidhen me virusin Korona, të njohur si COVID-19:
– Ndërprerjen e procesit edukativo-arsimor në institucionet arsimore publike dhe private.
– U ndaluan hyrje-daljet në disa komuna.
– U mbyllën kufijtë e aeroporti (kemi ndaluar fluturimet në vendin tonë për joshtetasit e Kosovës).
– U themelua Komisionin e Posaçëm për parandalimin e infeksionit të virusit Korona.
– Janë shpërndarë materialet e domosdoshme nëpër qendrat mjekësore në të gjitha komunat.
– Është shpallur emergjenca për shëndetin publik.
– Qendrën e Studentëve në Prishtinë e kemi caktuar si hapësirë karantine.
– Kemi hequr tarifën për importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina.
– E kemi ndaluar qarkullimin e qytetarëve dhe automjeteve. Tani është në ndaluar për intervalin kohor 17:00 – 06:00.
– Kemi ndaluar edhe tubimet publike e private në hapësirat e hapura e të mbyllura.
– Kemi bërë dhurimin e dy pensioneve të asistencës sociale prej datës 24 mars.

– Pagesa shtesë në vlerë prej tridhjetë (30 €) euro në muaj për përfituesit e skemave sociale dhe pensionale:
• Mbulimi i shpenzimeve të pagave mujore të punonjësve në vlerë prej njëqind e shtatëdhjetë (170 €) euro
• Subvencioni i qirasë deri në pesëdhjetë (50%) të vlerës së qirasë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme
• Mbulimi i vlerës së kontributeve pensionale për pagat lidhur me masat e parapara me këtë vendim të trija këto për dy muajt në vazhdim.

– Sigurimi i huadhënies pa interes për ndërmarrjet publike që kanë vështirësi financiare me kthim deri më 31.12.2020,
– Sigurim i mbështetjes shtesë financiare për Komunat në vlerë deri në dhjetë milionë (10,000,000.00 €) euro;
– Sigurimi i shtesës mbi pagë në vlerë prej treqind (300 €) euro për muajin Prill dhe Maj, për mjekët dhe infermierët, policët e Policisë së Kosovës, gardianët e Shërbimit Korrektues, zjarrfikësit, ushtarët e FSK-së, punëtorët që punojnë në Karantinë – Qendra e Studentëve të Prishtinës, inspektorët e Inspektoratit të Punës, inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës, doganierët e Doganës së Kosovës, inspektorët e Inspektoratit të Tregut, inspektorët e inspektorateve përkatëse komunale, zyrtarët e Inspektoratit të Mjekësisë së Punës
– Pagesë shtesë në vlerë prej 100 € për punëtorët e dyqaneve ushqimore, furrave dhe farmacive për Prill dhe Maj
– Pagesa e asistencës mujore në vlerë prej 130 € për ata që humbin vendin e punës për muajin Prill, Maj dhe Qershor,
– Mbështetja e iniciativave dhe projekteve që synojnë përmirësimin e jetës së komuniteteve jo shumicë,

– Sigurimi i likuiditetit financiar për:
• Mikro-ndërmarrjet dhe të vetë-punësuarit në shumën dhjetë mijë (10,000 €) euro për periudhën 24 muajsh,
• Shoqëritë Tregtare/Kompanitë që ofrojnë shërbime bazike me kthim deri më 31.12.2020,

– Grante dhe subvencione shtesë për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit dhe për atë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në vlerë prej pesë milionë euro për secilën;
– Mbështetje për eksportuesit pas përfundimit të situatës COVID-19, në vlerë prej dhjetë milionë euro,
– Mbështetje financiare për shoqëritë tregtare që regjistrojnë punëtorët me kontratë pune së paku një (1) vjeçare nga njëqind e tridhjetë (130€) euro për dy muajt pasues pas regjistrimit,
– Pagesa e asistencës mujore në vlerë prej njëqind e tridhjetë (130 €) euro për qytetarët me kushte të rënda sociale, për muajin Prill, Maj dhe Qershor,

– Reciprociteti me Serbinë.

Qeveria jonë ka trashëguar një masë të konsiderueshme të obligimeve të papaguara nga Qeveria e mëhershme dhe nga komunat, një borxh të gjithmbarshëm në vlerë 328 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat