Paratë e ndara për sektorin privat, do të barten në llogaritë e punëtorëve, e jo të kompanisë

Aktuale

Paratë e ndara për sektorin privat, do të barten në llogaritë e punëtorëve, e jo të kompanisë

Më: 2 prill 2020 Në ora: 09:12
Agim Krasniqi

Qeveria në detyrë e Kosovës në fillim të javës miratoi Pakon Emergjente Fiskale përmes të cilës përfshihet mbështetja financiare për bizneset gjatë periudhës së pandemisë së COVID-19.

Zëvendësministri i Financave dhe Transfereve, Agim Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se mjetet financiare do të barten direkt në llogaritë e punëtorëve dhe jo në llogarinë e kompanisë.

Postimi i tij:

Qeveria e Kosovës të hënën ka miratuar Pakon Emergjente, sipas së cilës parashihen ndarje shtesë për skemat sociale dhe pensionale, mbështetje financiare për shoqëritë tregtare, huadhënia për ndërmarrjet publike në vështirësi, për komunat, shtesa për mjekë, infermierë, policë, punëtorët e dyqaneve, furrave, farmacive, e shtesa për kategori të tjera.

Forma e ndarjes së këtyre mjeteve për kompanitë që kanë ndërprerë aktivitetin e punës apo i kanë lënë pa punë punëtorët, bëhet duke e dorëzuar listën e punëtorëve nga kompania që kanë punuar, përfshirë edhe llogaritë e tyre bankare në mënyrë që parat të transferohen direkt tek punëtorët dhe jo te kompanitë. Po ashtu punëtorët munden që edhe në mënyrë individuale të lajmërohen në zyret e punësimit dhe të dorëzojne kontratën e punës dhe atë të ndërprerjes si dhe llogarinë e bankës, në mënyrë që të shmangen keqpërdorimet me mjetet financiare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat