Familja e Haki Imerit: Albin Kurti do të fiton deri 70% në zgjedhje

Aktuale

Familja e Haki Imerit: Albin Kurti do të fiton deri 70% në zgjedhje

Nga: N.Sh Më: 2 prill 2020 Në ora: 11:40
Haki Imeri dhe Albin Kurti

Familja e Haki Imerit, përmes një postimi në Facebook, thotë se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sipas sondazheve po del fitues i Kosovës së pasluftës.

Përmes një shkrimi në Facebook, Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit thotë se nëse mbahen zgjedhjet brenda 3 muajve Kurti i fiton 51%, ndërsa nëse mbahet brenda vitit ai do të fitoj 60%, kurse nëse mbahen më vonë Albin Kurti do t’i fitoj 70%.

Më poshtë shkrimi i plotë:

Kryeministri ne detyre Albin Kurti sipas sondazheve po del fituesi me plebishitar i Kosovës se pasluftës.

Nëse zgjedhjet mbahen brenda 3 muajve Albin Kurti do te fitoje 51% nëse mbahen brenda një viti Kurti do te fitoje 60% e nëse mbahen me vone 70%.

Kjo vie si rezultat e matematikave te gabuara dhe apetiteve grabitqare, tinëzare qe kane kurdisur krerët e LDK-se, Presidenti Thaçi dhe shefat e Panit.

Faktikisht e kane forcuar LVV dhe legjitimiteti gati gjithë popullor është i pa shmangshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat