​Haradinaj thotë se AAK ndihmon krijimin e një qeverie edhe nëse s’janë pjesë e saj

Aktuale

​Haradinaj thotë se AAK ndihmon krijimin e një qeverie edhe nëse s’janë pjesë e saj

Më: 2 prill 2020 Në ora: 12:11
Ramush Haradinaj

(E plotesuar) - Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, ka bërë të ditur qëndrimin e partisë së tij duke theksuar se shpalljen e zgjedhjeve në këtë periudhë e shohin të pamundur.

Ai ka thënë se e mbështesin krijimin e një qeverie të re edhe pa qenë pjesë e saj, duke theksuar se AAK nuk ka kushte në këtë situatë të rëndë për vendin.

Ish-kryeministri i Kosovës tha se duhet respektuar Kushtetuta dhe nëse ajo e mundëson zgjedhjen e një qeverie në Kuvend, atëherë është mirë që ajo të ndodhë sa më shpejt.

Haradinaj: Shpallja e zgjedhjeve në këtë kohë është e pamundshme

“Më sigurt për Kosovën është të ketë një qeveri të votuar në Parlament së shpejti, kurdo që është e mundur, sesa të vazhdojë një qeveri e shkarkuar prej Parlamentit. Njëkohësisht, nuk e shohim të mundshme dhe në rreg ull, shkuarjen në zgjedhje në këtë kohë. Qeveria ardhshme mund të jetë me një afat kohor, e përkohshme një kohë të caktuar, por shpalljen e zgjedhjeve tani e shohim të pamundshme dhe të paarsyeshme”, tha Haradinaj.

Ai tha se AAK nuk ka kushte dhe se e përkrah formimin e qeverisë edhe pa qenë pjesë e saj.

Sipas tij nuk është koha e kushteve dhe apetiteve për pushtet.

Haradinaj: AAK nuk ka kushte

“Aleanca nuk qet kushte, nuk kemi kushte për të ndihmuar vendin në këtë kohë krize, për të pas qeverinë e vet, nuk kemi edhe kërkesa. Mundemi edhe me përkrah një qeveri pa qenë pjesë e saj, personalisht nuk jam kandidat për ndonjë funksion çfarëdo qoftë qeveritar”, tha Haradinaj.

Ndërsa zëvendësimin e tarifës me reciprocitet, Haradinaj tha se kthimi i saj është i vështirë.

Haradinaj: Taksa i takon të kaluarës, kthimi i saj është i vështirë

“Taksa i takon t ë kaluarës, taksa është heq, kthimi i taksës është i vështirë, duhet me pas një shumicë që beson në taksë, e atë shumicë nuk besoj që ka një qeveri e ardhshme, AAK nuk ka ndryshuar qëndrim në këtë temë, por është çështje e të kaluarës”, tha Haradinaj.

Haradinaj ishte i ftuar nga presidenti Thaçi për konsultim rreth gjendjes së krijuar pas shkarkimit të Qeverisë Kurti me mocion mosbesimi në Kuvendin e Kosovës. 

​Haradinaj tregon qëndrimin e AAK-së për zgjedhje të reja

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, ka thënë se AAK mbështet krijimin e një qeverie të votuar në Parlament dhe nuk e sheh të mundur për momentin mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

“AAK mendon që më sigurt për Kosovën është të ketë një qeveri të votuar në Parlament së shpejti. Nuk e shohim të mundshme shkuarjen në zgjedhje menjëherë. Qeveria e ardhshme mund të jetë e përkohshme, por shpalljen e zgjedhjeve e shohim të pamundur tani në këtë kohë”, tha ai.

Haradinaj tha nëse Kushtetuta e mundëson zgjedhjen e një qeverie në parlament është më mirë që kjo të ndodhë në një afat sa më parë.

“AAK nuk qet kushte në këtë kohë krize. Nuk kemi kërkesa, mund të përkrahim një qeveri edhe pa qenë pjesë e saj. Nuk mendoj që është në rregull ta vonojmë”, u shpreh Haradinaj

Fillon takimi Thaçi-Haradinaj

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po vazhdon konsultimet me partitë politike të përfaqësuara në Kuvend, për hapat që duhet të ndërmerren për tejkalimin e situatës së re politike të krijuar pas rënies së Qeverisë Kurti.

Në kuadër të këtyre takimeve, presidenti Thaçi ka nisur edhe takimin me kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj.

Ai gjatë ditës ka diskutuar përmes telefonit me kryetarin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacollin, derisa ka pritur në takime konsultativ kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiqin, kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn dhe përfaqësuesit e Grupit Parlamentar “6 Plus”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat