​6+ nuk dëshiron zgjedhje të reja - mbështet krijimin e qeverisë së unitetit

Aktuale

​6+ nuk dëshiron zgjedhje të reja - mbështet krijimin e qeverisë së unitetit

Më: 2 prill 2020 Në ora: 13:29
Pamje nga takimi

Grupi parlamentar 6+ përkrah formimin e një qeverie gjithëpërfshirëse dhe kundërshton zgjedhje të reja në këtë periudhë të pandemisë.

Pas takimit me presidentin Hashim Thaçi për të diskutuar pas mocionit të mosbesimit që rrëzoi Qeverinë Kurti javën e kaluar, deputeti i 6+, Albert Kinolli, tha se për shkak të gjendjes me Covid-19, nuk duhet rrezikuar jeta e qytetarëve nëpër tubime duke i ftuar ata të dalin të votojnë në zgjedhje.

Kinolli: Nuk është momenti për zgjedhje të reja

“Askush nga ne nuk është kundër zgjedhjeve dhe gjithmonë jemi për zgjedhje demokratik dhe të vullneti i sovranit, mirëpo në këtë situatë në të cilën gjendemi, ne mendojmë që në këtë kohë nuk jemi të gatshëm të rrezikojmë jetën e mijëra qytetarëve që të dalin në zgjedhje dhe tubime. Mendojmë që momenti është që ndërgjegjja na thotë që ne tani për momentin të jemi konstruktivë dhe të japim kontributin tonë që në një të ardhme sa më të afërt duke respektuar Kushtetutën e Kosovës, të formojmë një qeveri të re, një qeveri stabile, duke pas parasysh se jemi në këtë moment që jemi duke luftuar pandeminë”, tha ai.

Ai tha se parimore është të mbrohet jeta e qytetarëve dhe të formohet një qeveri gjithëpërfshirëse në këtë periudhë.

Takimi i 6+ me presidentin ishte në vazhdën e takimeve që ky i fundit i ka realizuar dje dhe sot me të gjitha partitë politike parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat