Zëdhënësi i Vetëvendosjes: Kur shkelet kontrata politikani e ka për detyrë rishikimin e saj, kjo bëhet përmes zgjedhjeve

Aktuale

Zëdhënësi i Vetëvendosjes: Kur shkelet kontrata politikani e ka për detyrë rishikimin e saj, kjo bëhet përmes zgjedhjeve

Më: 2 prill 2020 Në ora: 15:10
Arlind Manxhuka

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka thënë se ata që po pretendojnë të ruajnë mandatin e deputetit pa shkuar në zgjedhje po proklamojnë një mashtrim të madh.

“Përfaqësimi është elektoral, ata që thirren në përfaqësim të popullit i përfaqësojnë kërkesat e qytetarëve para të cilëve kanë shpalosur ofertat. Nuk mund të tjetërsohet vullneti. Në mënyrë kur kontrata ndryshon politikani e ka për detyrë për rishikim kontrate. Kjo bëhet përmes zgjedhjeve. Palët që shkelin këto kontrata zakonisht futen në listën e zezë nga qytetarët për dëmtim të interesit e vullnetit të tyre, por po ashtu edhe për mashtrim e fyerje të inteligjencës”, ka thënë ai.

“Fushata elektorale nuk është reklamë televizive pas së cilës ne rikthehemi në realitetin mashtrues. 6 tetori, nëse për asgjë tjetër, mbahet mend për këtë ndëshkim. Përpjekja aktuale jo vetëm që është përpjekje e premtimeve të kundërta, por edhe goditje e vet mësimit të 6 tetorit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat