Flasin nga Komuna ku u shfaq për herë të parë Coronavirusi, tregojnë për gjendjen e të infektuarve

Aktuale

Flasin nga Komuna ku u shfaq për herë të parë Coronavirusi, tregojnë për gjendjen e të infektuarve

Më: 2 prill 2020 Në ora: 15:46
Ilustrim

Në komunën e Vitisë nuk ka raste të reja të personave të prekur me Coronvirus.

Deri më tani në këtë komunë kanë qenë shtatë persona të identifikuar me Covid19.

Zëdhënësi i shtabit emergjent në këtë komunë, Tefik Salihu, në një prononcim ka thënë se nuk raste tjera të konfirmuar me Coronavirus edhe pas 39 testeve që janë bërë.

“Deri tani në Viti janë bërë 39 teste, por nuk ka raste të reja”, tha ai.
Salihu tha se gjendja e pacientëve të cilët po trajtohen për Covid-19 është stabile.

“Gjendja e pacientëve që po trajtohen në shtëpi është stabile. Ata po e kalojnë sëmundjen pa shenja të përkeqësimit”.

Ai tha se personave të cilët janë duke u trajtuar në fshatin Stubëll iu janë bërë teste, por ende nuk kanë dalur rezultatet e tyre.

“Pesë pacientëve që po trajtohen në Stubëll iu janë bërë testet e dyta, por rezultatet nuk janë gati akoma. Një paciente në Klinikën Infektive dy herë ka dalë negative, kurse burri i saj një herë negativ”
Salihu tha se si komunë kanë nevojë për rroba mbrojtëse për stafin mjekësor.

“Për momentin ka pajisje mbrojtëse, por për punëtorët shëndetësor ka nevojë të kenë më shumë sidomos rroba mbrojtëse”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat