Sot është Dita Ndërkombëtare e autizmit. E në këtë ditë, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, përmes një statusi në facebook, ka thënë se ky është një moment që duhet reflektuar dhe treguar kujdes për këtë kategori të shoqërisë.
“Ata meritojnë mbështetjen e pakursyer nga të gjithë ne. Mbi të gjitha, ata janë në kërkim të mundësive e shanseve për të dëshmuar talentin e pasionin që e kanë”, ka shkruar ai.
Ndër të tjera Bajqinovci, ka shkruar se “Një shoqëri e drejtë dhe solidare parakupton ndër të tjera edhe kujdesin për socializim e integrim të plotë shoqëror të grupeve sociale me nevoja të veçanta”.
Statusi i plotë i tij:
Sot është Dita Ndërkombëtare e autizmit.
Ky është një moment për të reflektuar e për të thirrur të gjithë për një kujdes edhe social edhe institucional shumë më të shtuar ndaj personave të lindur me autizëm.
Ata meritojnë mbështetjen e pakursyer nga të gjithë ne. Mbi të gjitha, ata janë në kërkim të mundësive e shanseve për të dëshmuar talentin e pasionin që e kanë.
Një shoqëri e drejtë dhe solidare parakupton ndër të tjera edhe kujdesin për socializim e integrim të plotë shoqëror të grupeve sociale me nevoja të veçanta.