Lajçak ende nuk ka nisur punën si i dërguar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale

Lajçak ende nuk ka nisur punën si i dërguar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Më: 2 prill 2020 Në ora: 17:30
Miroslav Lajçak

Miroslav Lajçak as sot nuk ka nisur punën në pozitën e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Ballkanin Perëndimor.

Kështu kanë bërë të ditur nga Bashkimi Evropian.

”Procedura në Këshill nuk është përfunduar ende”, është shprehur Peter Stano zëdhënësi për media nga BE.

Ai po ashtu deklaroi që pasi të përfundojë procedura, Këshilli do të bëjë një njoftim.

Lajçak, i cili u propozua për këtë post nga shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell, u tërhoq si ministër i Jashtëm i Sllovakisë.

Ai këtë detyrë e kishte ushtruar në një periudhë tetëvjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat