Mefaili e Glauku nga bjeshkët e Llapit i dërgojnë mesazh PLAN-it: Dil matuni

Aktuale

Mefaili e Glauku nga bjeshkët e Llapit i dërgojnë mesazh PLAN-it: Dil matuni

Më: 2 prill 2020 Në ora: 18:33
Glauk Konjufca dhe Mefail Bajqinovci

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca dhe deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci kanë shfrytëzuar sot natyrën.

Ata kanë ecur nëpër Bjeshkët e Popovës, mes Bajgorës dhe Llapit.

Duket se disantaca mes tyre ishte ashtu siç kërkuan institucionet përgjegjëse, lidhur me covid-19.

Por ata kanë dërguar mesazh te partitë e PLAN-it, duke thënë "Dil matuni"

Ndryshe, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një letre zyrtare i ka kërkuar Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje një emër të ri për ta mandatuar si kandidat për ta formuar Qeverinë e re.

Në këtë letër drejtuar Kurtit, Thaçi ka thënë se pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë (Vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës Nr. 07-V-013, të datës 25.03.20120), në pajtim me nenin 95 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës do t’i ndërmarrë hapat e nevojshëm për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Duke marrë parasysh Nenin 95 të Kushtetutës, Vendimin e Gjykatës Kushtetuese KO103/14, të datës 1 korrik 2014, dhe Vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikimin e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 6 tetor 2019 (Protokoll i KQZ-së nr. 1845-2029, 27.11.2019), Lëvizja Vetëvendosje, është subjekti politik që ka fituar shumicën në Kuvend për të formuar Qeverinë dhe ka të drejtën e propozimit të kandidatit të ri, për të formuar Qeverinë. Ju lutem, në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, propozoni kandidatin e ri, të cilin do të mandatoj për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në shkresën zyrtare te presidentit Thaçi drejtuar Kurtit.
 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat