Lajmërohet kryeministri Kurti, i reagon presidentit Thaçi pas ftesës për mandatarin

Aktuale

Lajmërohet kryeministri Kurti, i reagon presidentit Thaçi pas ftesës për mandatarin

Nga: D.RR Më: 2 prill 2020 Në ora: 19:33
Albin Kurti dhe Hashim Thaçi, foto ilustrim nga "Bota sot"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj presidentit Thaçi, duke e quajtur shkelje atë se çfarë ka bërë Thaçi, i cili konsultoi partitë politike për një qeveri të re dhe i dërgoi letër VV-së për emrin e mandatarit.

Kurti thotë se Thaçi këtë po e bënë për shkak se ai ka interes politik dhe synim personal, gjersa duhej t'ishte i paanshëm e procedural.

Kryeministri Kurti ka thënë se do t’i përgjigjet ftesës së presidentit, në një moment të përshtatshëm, në këtë kohë virusi.

Postimi i plotë:

Ajo që ishte e nevojshme por nuk u bë, përbën shkelje. Presidenti ka vendosur të anashkalojë nenin 82.2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës i cili i referohet situatës pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit ndaj Qeverisë. Presidenti po sillet thua se Qeveria varet nga Kuvendi por ky s'varet nga populli, thua se zgjedhjet demokratike janë mjet por jo edhe vlerë.

Ajo që ishte e panevojshme por u bë, po ashtu përbën shkelje. Presidenti takoi gjitha partitë parlamentare politike, dhe, më pas kërkoi nga subjekti ynë fitues i zgjedhjeve të propozojë kandidatin për Kryeministër. Pra, Presidenti nuk është neutral, ai ka interes politik dhe synim personal, gjersa duhej t'ishte i paanshëm e procedural. Disi don të besojë se 25 marsi 2020 ka ndodhur pa 3 shkurtin 2020!

Sidoqoftë, ne do t'i përgjigjemi, në një moment të përshtatshëm, në këtë kohë virusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat