I infektuari i fundit me koronavirus është nga ky vend i Kosovës

Aktuale

I infektuari i fundit me koronavirus është nga ky vend i Kosovës

Më: 2 prill 2020 Në ora: 20:58
Foto ilustrim

Në Kosovë tashmë janë 126 persona të cilët janë infektuar me COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), ka bërë të ditur se deri më tani në tërë vendin janë 126 persona që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Rasti i fundit i cili është raportuar gjatë ditës së stome, sipas IHMK-së, është nga Korisha e Prizrenit.

“Rasti pozitiv i testuar pasdite (informata e publikuar më herët) është rast kontakti me vendbanim në Korishë Prizren. Do të hulumtohen të gjitha kontaktet dhe të testohen”, ka bërë të ditur IKSHPK-ja.

Po ashtu, IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar 118 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe Klinikën e Pulmologjisë dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Sipas IKSHPK-së, deri më tani janë testuar gjithsej 1 mijë e 500 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 126 raste me 1 rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat