Driton Selmanaj sulmon ashpër Vetëvendosjen, tregon si u shkarkua Agim Veliu

Aktuale

Driton Selmanaj sulmon ashpër Vetëvendosjen, tregon si u shkarkua Agim Veliu

Më: 2 prill 2020 Në ora: 21:11
Driton Selmanaj

Driton Selmanaj, deputet nga LDK duke folur për vendosjen e reciprocitetin dhe rrëzimin e qeverisë tha se ata e kanë diskutuar me kryeministrin për kërkesën e SHBA-së, për heqjen e tarifës.

“Ne i kemi diskutu me Kurtin nga fillimi, ai ka qenë i informuar rreth mendimit për tarifën dhe reciprocitetin.

Është miratu programi i Kurtit, por vendimi i 1 prillit, kjo ish dasht me ndodhë me amerikanët në konsultim. Akti i reciprocitetit ka mujt të kryhet dhe një kohë, ne i kemi thënë se atij në vazhdimësi.

Ju e keni pa, gjuhën e urrejtjës në seancë për kërkesën e Grenellit për tarifën, kjo gjuhë e tij ka qenë e papranueshme. Për neve ka qenë e papranueshme sjellja e papërgjegjshme me SHBA-të.

Unë s’e kuptoj pse e kanë politizu instrumentin e pandëmisë, për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, pse i kanë dhënë zor?!

S’ka punë qeveria me shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, autoriteti i vetëm janë deputetët. Të tjerat janë mendime personale, individuale”, ka thënë Selmanaj në Debat Plus.

Ai tutje ka thënë se Kurti në momentin që e ka kuptu që LDK do të del nga koalicioni pas pandemisë, ka ndërmarrë masa me largu LDK nga qeveria, ka qenë i vetdishëm kënd me sulmu të parin, Agim Veliun.

“LDK s’ka pas alternativë tjetër, po ia largon ministrin e brendshëm me arsyetime banale.

Ky njeri s’është i gatshëm akoma për demokraci, sidomos atë kushtetuese. Dëshiron vet gjithçka dhe kush po i del në rrugë, po e rrok një paranojë e pakuptimtë. Fajtore për çdo gjë, edhe për borën që ra i ka LDK sepse është e vetmja që s’ka propagandë në Egjipt e Kinë, këta na fajsonin, LDK është fajtore pse s’po bëhet koalicioni”, ka thënë deputeti i LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat