Deputeti i LDK-së: Pas zgjedhjeve të reja, do të ketë koalicion LVV-PDK

Aktuale

Deputeti i LDK-së: Pas zgjedhjeve të reja, do të ketë koalicion LVV-PDK

Më: 2 prill 2020 Në ora: 22:03
LDK

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, flet për matematikat e mundshme pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Selmanaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se prej shumë vitesh ka një tendencë për ta larguar LDK-në nga skena politike.

“Tendenca është që në Kosova të bëhen dy blloqe: LVV dhe PDK, e të cilat janë të dala nga e njëjta ideologji, pra LPK”.

Ai thotë se edhe Ibrahim Rugovës eksponentë të caktuar që sot janë në LVV e PDK kanë dashur t’ia marrin kalanë nga brenda.

Deputeti i LDK-së thotë se kurdo që të mbahen zgjedhjet e reja parlamentare në Kosovë, pas tyre do të ketë koalicion LVV-PDK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat