Albulena Haxhiu: Kosova në bashkëpunim me Konfederatën e Zvicrës  për çështjet penale

Aktuale

Albulena Haxhiu: Kosova në bashkëpunim me Konfederatën e Zvicrës  për çështjet penale

Nga: A.J Më: 2 prill 2020 Në ora: 22:13
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë në largim Albulena Haxhiu përmes një postimi në facebook ka treguar se sot Qeveria votoi nismën e Ministrisë së Drejtësisë për lidhjen e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës.

Haxhiu ka treguar se Qëllimi i kësaj nisme është thellimi i bashkëpunimit në fushën e Ndihmës së Ndërsjellë Juridike në çështjet penale, duke përfshirë sekuestrimin dhe konfiskimin e të ardhurave nga krimi.

Postimi i plotë:

Sot, Qeveria votoi nismën e Ministrisë së Drejtësisë për lidhjen e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës.

Qëllimi i kësaj nisme është thellimi i bashkëpunimit në fushën e Ndihmës së Ndërsjellë Juridike në çështjet penale, duke përfshirë sekuestrimin dhe konfiskimin e të ardhurave nga krimi, komunikimi i drejtpërdrejt në mes të organeve tona gjyqësore, grupet e përbashkëta hetimore, Transferimin e Procedurës Penale, si dhe marrjen e dëshmive, duke përfshirë edhe marrjen e dëshmive përmes video-konferencës.

Lidhja e kësaj Marrëveshjeje, do të rezultojë në rritjen, përmirësimin dhe plotësimin e infrastrukturës ligjore dhe institucionale të sistemit të drejtësisë në Kosovë, përmes avancimit dhe intensifikimit të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjet penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat