Kërkohet që LVV-ja përsëri ta inicioj dhe formojë Qeverinë e unitetit

Aktuale

Kërkohet që LVV-ja përsëri ta inicioj dhe formojë Qeverinë e unitetit

Nga: N.Sh Më: 3 prill 2020 Në ora: 14:54
Qeveria e Kosovës

Pas mocionit të rrëzimit të Qeverisë Kurti të iniciuar nga LDK-ja, dhe pas kërkesës së presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ia ka bërë LVV-së për emrin e mandatarit të ri, kërkohet të formohet një Qeveri e unitetit por e iniciuar përsëri nga LVV-ja.

Kështu po kërkon familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit.

Familja e Haki Imerit përmes një shkrimi në Facebook, po kërkojnë nga LVV-ja si parti fituese e zgjedhjeve që të inicioj dhe prijë me formimin e Qeverisë së unitetit, pasi asnjë parti tjetër sipas tyre nuk mund ta bëjë më mirë.

E për këtë ai thotë se legjitimitetin qytetar ia kanë dhënë LVV-së me 6 tetor.

Postimi i plotë:

QEVERINE E UNITETIT TA INICOJE DHE FORMOJE LVV -je.

Lvv si partia fituese e zgjedhjeve duhet ta inicoje dhe prije me formimin e qeverise se unitetit mbase qeverine e votes se lire e permbysen ata qe kishin humbur zgjedhjet.

Nese LVV shkon me nje opcion ,propozim qe eshte edhe kushtetues te tjerat parti do te duhej ta respektonin voten e lire , sovranin. Mbase ne rrethana te cilat jemi duhet nje qeveri e unitetit, asnje parti tjeter nuk mundet ta beje me mire se partia e cila e ka shumicen .

Legjitimiteti qytetar i eshte dhene LVV me 6 tetor dhe ai mandat duhet legjitim ne cdo rrethane. Qverine e unitetit duhet drejtuar LVV.

Ata qe jane kunder qeverise se unitetit me vetvendosjen , jane ato figura te demaskuara dhe te inkriminuara politike qe kane marre detyre shkaterrojne brutalisht besimin e dhene nga sovrani edhe instalimin e nje politike kunder demokracise, dmth nje politike te nje mentaliteti despot-komunist.

Dhe pasi Covid 19 te mbaroj "misionin" do te duhej te shpalleshin zgjedhjet e lira ne te cilat padyshim LVV do te dal fituese per te treten here.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat