Rënia ekonomike, Hoti: Duhet ta thellojmë partneritetin me SHBA-të dhe Gjermaninë

Aktuale

Rënia ekonomike, Hoti: Duhet ta thellojmë partneritetin me SHBA-të dhe Gjermaninë

Më: 3 prill 2020 Në ora: 16:33
Avdullah Hoti

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka ngritur alarmin për gjendjen ekonomike në Kosovë pas konferencës së BQK-së, ku u vlerësua se vendi mund të ketë rënie të madhe ekonomike.

Hoti me anë të një postimi në Facebook ka thënë se është tepër e nevojshme që të ketë një plan për rimëkëmbjen ekonomike në pesë vitet e ardshme, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, mbi të gjitha planet, duhet edhe thellimi i partneritetit politik dhe ekonomik me SHBA-të dhe BE-në.

“Ky plan duhet te identifikoje te gjitha burimet e financimit te rrijes ekonomike dhe te mobilizoje ato burime, sektoret prioritar qe duhet mbeshtetur, pako per shfrytezim te fondeve te mbetura te privatizimit dhe pako per terheqje te investimeve te jashte”, ka thënë Hoti.

Postimi i plotë:

Pas vleresimeve te Bankes Qendrore te Kosoves per renje ekonomike gjate ketij viti, eshte teper e nevojshme nje plan per rimekembje ekonomike per pese vitet e ardhshme. Ky plan duhet te identifikoje te gjitha burimet e financimit te rrijes ekonomike dhe te mobilizoje ato burime, sektoret prioritar qe duhet mbeshtetur, pako per shfrytezim te fondeve te mbetura te privatizimit dhe pako per terheqje te investimeve te jashte.

Mbi te gjitha, na duhet te thellojme partneritetin politik dhe ekonomik me SHBA, Gjermanine dhe vendet kryesore te BE-se, per te terhequr investitore te medhenj institucional nga keto vende.

Na duhet te fuqizojme mbrojtjen e investitoreve dhe te sigurojme marredhenie ekonomike te hapura e konkurrente me vendet ne rajon, ne menyre qe investitoret qe vijne ne Kosove te shohin perspektiven per qasje ne tregun rajonal dhe me gjere.

Ne po punojme ne kete plan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat