Zvicra i dhuron 500,000 franga Kosovës për të luftuar koronavirusin

Aktuale

Zvicra i dhuron 500,000 franga Kosovës për të luftuar koronavirusin

Më: 3 prill 2020 Në ora: 17:01
Prishtinë

Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka bërë të ditur se shteti i tyre i ka ndarë 500,000 franga për Kosovën.

Ambasada e Zvicrës në Kosovë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Zvicra i qëndron pranë Kosovës për ta luftuar koronavirusin, duke i ndarë kështu 500,000 franga.

“Zvicra i qëndron pranë Kosovës në luftën kundër COVID-19. Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) sapo ndau 500,000 CHF për të ndihmuar Kosovën të luftojë virusin COVID-19. Në koordinim me donatorët e tjerë dhe UNDP në Kosovë, kjo mbështetje do të sigurojë ventilatorë për shpëtimin e jetës, që pritet të arrijnë në Kosovë deri në mes të prillit. Zvicra e lavdëron Qeverinë e Kosovës për masat e marra dhe për përkushtimin e tyre në luftimin e COVID-19, duke mbrojtur kështu jetën dhe shëndetin e qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat