Reagon ashpër Limaj, e krahason qeverisjen e VV-së me ato të vendeve autoritare

Aktuale

Reagon ashpër Limaj, e krahason qeverisjen e VV-së me ato të vendeve autoritare

Më: 3 prill 2020 Në ora: 19:17
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se vendimet arbitrare në fillim mund të duken simpatike dhe të duartrokitën, por kjo mënyre e qeverisjes do të kthehet në rrënim të rendit ligjor.

Lideri i Nismës ka thënë se qeverisja përmes vendimeve arbitrare është metodë dhe logjik e qeverive autoritare të cilat i urrejnë procedurat ligjore dhe respektimin e ligjit.

Limaj duke aluduar në qeverisjen e VV-së ka thënë se Kosova është dëshmitare e një qeverie me njerëz të tillë që për ta ligji i shkruar ka kuptim vetëm nëse është në përputhje me objektivin e tyre politik.

“Çdo procedurë ligjore që nuk është në përputhje të interesit të tyre politik ata ose e injorojnë ose tentojnë ta interpretojnë siç u konvenon në atë moment. Të tillët krijojnë realitetin e tyre dhe atë realitet duan e punojnë t’ua imponojnë të gjithëve, sepse logjika e tyre ë shtë "ne jemi pronar të së vërtetës e së drejtës absolute", ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në “Facebook”.

Postimi i plotë i Limajt:

Ditë më parë në T7 kam thënë se vendimet arbitrare në fillim mund të duken simpatike e të duartrokiten, por kjo mënyrë e qeverisjes do të kthehet në rrënim të rendit ligjor.

Sepse vendimet arbitrare (mungesa e konsultimit profesional, anashkalimi i procedurave të nevojshme ligjore) janë tërësisht të motivuara për interesa apo nevoja të politikave ditore, që për objektiv kanë mashtrimin për të krijuar përshtypje se po e bëjnë punën që pritet nga ta ose kanë motiv hakmarrës ndaj palëve të treta.

Në fakt qeverisja përmes vendimeve arbitrare është metodë dhe logjikë e qeverive autoritare të cilat i urrejnë procedurat ligjore, respektimin e ligjit deri te nxjerrja e vendimit dhe tani Kosova është dëshmitare e një qeverie me njerëz tà « tillë që për ta ligji i shkruar ka kuptim vetëm nëse është në përputhje me objektivin e tyre politik.

Çdo procedurë ligjore që nuk është në përputhje të interesit të tyre politik ata ose e injorojnë ose tentojnë ta interpretojnë siç u konvenon në atë moment. Të tillët krijojnë realitetin e tyre dhe atë realitet duan e punojnë t’ua imponojnë të gjithëve, sepse logjika e tyre është "ne jemi pronar të së vërtetës e së drejtës absolute".

Nëse udhëheqësi ka folur për një temë, ajo është e vërtetë e padiskutueshme. Nëse udhëheqësi ka thënë çka është e drejtë apo e padrejtë, aty është fjala e fundit. Me një fjalë logjika e tyre është "s’ka nevojë për ligj e Kushtetutë" ai është mbi çdo gjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat