Gazetarët e RTK-së ankohen se po ndëshkohen në kohën e pandemisë, paralajmëron grevë dhe protesta

Aktuale

Gazetarët e RTK-së ankohen se po ndëshkohen në kohën e pandemisë, paralajmëron grevë dhe protesta

Më: 3 prill 2020 Në ora: 21:20
RTK

Sindikata e Pavarur e RTK-së ka reaguar kundër masave, sipas tyre, ndëshkuese, që po ndërmerren këto ditë ndaj gazetarëve të RTK-së.

Sindikata thotë se në vend se në këtë kohë, siç e quan, më të pazakonshmen që nga Lufta e Dytë Botërore për njerëzimin, të ketë mobolizim për t’i përkrahur kolegët të cilët po e japin maksimumin në informimin e qytetarëve, drejtuesit e RTK-së, përkundrazi bëjnë veprime dekurajuese, të dëmshme për të punësuarit dhe për RTK-në në përgjithësi.

“Fajtor pse RTK-në e kemi në këtë situatë, nuk janë të punësuarit e RTK-së por politikat e gabuara menaxheriale e editoriale tē cilat janë përgjegjësi e organeve drejtuese të RTK-së. Si ka mundësi që shefi editorial, i cili eshtë inicues i këtyre masave, të na flasë për etikë e profesionalizëm, kur vet ai personalisht, duke e keqpërdorur hapësirën programore del publikisht fyen përfaqësuesit institucionalë”.

Kryesia e Sindikatës kërkon që menjëherë të ndalet kjo fushatë ndaj të punësuarve të RTK-së dhe fokusimi në planin afashkurtë të jetë në zvogëlimin deri në minimum të pasojave nga pandemia, ndërsa në planin afatgjatë, rikthimi i besueshmërisë te Publiku.

“Në të kundërtën ne do të detyrohemi që megjithë situatën e rrezikshme për jetën dhe shëndetin tonë, ta shqyrtojmë seriozisht opcionin e grevës dhe të protestës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat