Thanë se ishte pjesë e PDK-së, reagon ashpër asistentja e Vjosa Osmanit

Aktuale

Thanë se ishte pjesë e PDK-së, reagon ashpër asistentja e Vjosa Osmanit

Nga: A.Zh Më: 3 prill 2020 Në ora: 22:14
Vjosa Osmani dhe Egnesa Vitia

Shefja e kabinetit të Kryeparlamentares Vjosa Osmani, Egnesa Vitia, ka reaguar pas lajmeve se ajo në vitin 2017 ishte pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.

Vitia, përmes një postimi në Facebook, ka mohuar lajmin, duke thënë se ajo asnjëherë nuk i ka takuar PDK-së dhe se asnjëherë nuk lëviz nga Lidhja Demokratike e Kosovës, përcjell Bota sot.

Ajo i ka quajtur këto propaganda të ndyra, teksa ka paralajmëruar padi për shpifje.

Reagimi i saj i plotë:

Sqarim

Po shohë një foto të shpërndarë nëpër rrjete sociale, kinse paskam qenë ndonjëherë pjesë e PDK-së. Kjo nuk është fare e vërtetë dhe është propaganda e rradhës e njerëzve që veprimet e tyre te ndyra tentojne me i mbulu me shpifje. Foto e shpërndarë është realizuar në vitin 2017, atë kohë isha pjesë e oganizatës "Lëvizja Evolucion". Të pranishëm në atë ngjarje kanë qenë edhe shumë organizata të tjera si: National Democratic Institute, USAID, e pjestar të tjerë nga shoqëria civile. Pra aty kam qene ne cilësinë e përfaqësueses se shoqërisë civile e asnjehere e PDK-së.

Asnjëherë nuk i kam takuar kësaj partie. E, asnjëherë nuk lëviz nga LDK-ja.

Me ata që kanë përhapur propagandën shihemi në gjyq. Kësaj rradhe ju presin paditë./BS

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat