Lajm i mirë, 34 banorë të Kamenicës dalin negativë në testimet për koronavirus

Aktuale

Lajm i mirë, 34 banorë të Kamenicës dalin negativë në testimet për koronavirus

Nga: G.B Më: 4 prill 2020 Në ora: 08:23
Ilustrim

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka njoftuar se 12 punëtorë shëndetësorë nga QKMF në Kamenicë si dhe 22 banorë të fshatit Topanicë të cilët u testuan, fatmirësisht rezultuan negativ, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ky është lajm i mirë por duhet vazhduar me kujdes dhe qëndrim në shtëpi.

Postimi i plotë:

Po vazhdojnë lajmet e mira

Mbrëmë pas daljes së rezultateve për dy zyrtarë policorë të cilët rezultuan të jenë negativ, në orën 01:30 kanë dalë rezultatet edhe për personat e tjerë të cilët u testuan.

12 punëtorë shëndetësorë nga QKMF në Kamenicë si dhe 22 banorë të fshatit Topanicë të cilët u testuan, fatmirësisht rezultuan negativ.

Ky është edhe një lajm i mirë për të gjithë ne, mirëpo kjo nuk do të thotë se tani ne mund të jemi më të relaksuar, kujdesi duhet të vazhdoj njëjtë duke qëndruar në shtëpi pasi që kjo sëmundje është e panjohur dhe mund të prek secilin.

Ruaje familjen tënde dhe të tjerët.

#RriNshpi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat