Gjini kërkon nga Qeveria ta ndryshojë kohën e izolimit

Aktuale

Gjini kërkon nga Qeveria ta ndryshojë kohën e izolimit

Më: 4 prill 2020 Në ora: 16:03
Ardian Gjini

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, kërkon nga Qeveria në detyrë që të ndryshojë orarin e izolimit pasi sipas tij bujqit do të kenë punë më shumë për shkak të koronavirusit.

“Prandaj, bujqit dhe fermerët do të jenë ata që mund ta mbajnë gjallë ekonominë dhe ta sigurojnë ushqimin.Në këtë kohë të karantimimit janë të gjitha mundësitë”.

“Qeveria e Kosovës duhet ta shkurtojë kohën e izolimit, prej orës 6 në mëngjes deri në ora 8 në mbrëmje. Të zgjaten orët e punës në bujqësi”, ka shkruar Gjini në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë:

Tani është koha e bujqësisë!

Ajo që po duket se do të ndodhë këtë verë është si vijon:

Tregëtia ndërkombëtare do të jetë seriozisht e ngadalësuar.

Grurë dhe mallra strategjike të konsumit ushqimorë do të ketë mjaftueshëm por do të ketë mungesë të pemëve perimeve dhe me gjasë të produkteve të mishit.

Si pasojë, do të rriten çmimet e këtyre produkteve.

Prandaj, bujqit dhe fermerët do të jenë ata që mund ta mbajnë gjallë ekonominë dhe ta sigurojnë ushqimin.

Në këtë kohë të karantimimit janë të gjitha mundësitë.

Qeveria e Kosovës duhet ta shkurtojë kohën e izolimit, prej orës 6 në mëngjes deri në ora 8 në mbrëmje. Të zgjaten orët e punës në bujqësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat