Këshilltari i CDU-së: Kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm

Aktuale

Këshilltari i CDU-së: Kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm

Më: 4 prill 2020 Në ora: 17:14
Martin Henze

Këshilltari i CDU-së, Martin Henze shprehet se kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm.

Duke komentuar në reagimin e ish-ambasadorit të SHBA në Serbi, Michael C. Polt, Henze shkruan se garantimi i mos ndryshimit të kufijve është shumë e rëndësishme për Ballkanin Perendimor.

“Është e qartë se Kosova është pjesë e perëndimit dhe do të bëhet pjesë e BE-së. Kosova nuk është pjesë e Serbisë, nuk do të bëhet pjesë e komunitetit ekonomik të Putinit”, – shkruan ai.

Dy ditë më parë, ish-diplomati Polt deklaroi se reagimi i SHBA ndaj Kosovës ku i kërkonte heqjen e reciproritetit me Serbinë ishte i gabuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat