Eurodeputeti gjerman: Mohimi i vizave për Kosovën është gabim i BE-së

Aktuale

Eurodeputeti gjerman: Mohimi i vizave për Kosovën është gabim i BE-së

Më: 4 prill 2020 Në ora: 18:07
Reinhard Bütikofer

Anëtari i Parlamentit Europian, Reinhard Bütikofer, që vjen nga Partia e Gjelbër e Gjermanisë ka kritikuar BE-në për mohimin e lirisë së lëvizjes ndaj qytetarëve të Kosovës.

Ai tha se ky është një gabim i madh po aq sa edhe vonimi i hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Mohimi i vizave për Kosovën është një gabim i BE-së dhe po aq marrëzi sa edhe moshapja e negociatave të pranimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Tabelat e shumëzimit të gjeopolitikës ende nuk janë mësuar”, ka shkruar ai në Twitter duke shpërndarë një shkrim të gazetës “Frankfurter Allgemeine Zeitung” që kritikon neglizhencën e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor dhe thotë se këtë po e shfrytëzon SHBA-ja. Artikulli gjithashtu thoshte se Washingtoni po punon kundër BE-së në Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat