Sondazhi i nxori të parët pa diasporën, vjen reagimi i parë nga Vetëvendosje

Aktuale

Sondazhi i nxori të parët pa diasporën, vjen reagimi i parë nga Vetëvendosje

Nga: A.Zh Më: 4 prill 2020 Në ora: 18:17
Albin Kurti

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Enver Dugolli nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar pas publikimit të sondazhit nga Kompania hulumtuese "UboConsulting". Kompania në fjalë, ka realizuar një hulumtim të opinionit në Kosovë, i cili e nxjerr Vetëvendosjen si parti të parë me 52.8 %..

E sipas Dugollit, kjo është arsyeja kryesore përse subjektet tjera i kanë frikë zgjedhjet, përcjell Bota sot.

Ai ka bërë të ditur se në këtë hulumtim nuk kanë përfshirë votat e diasporës.

Postimi i Dugollit në Facebook:

Kompania më serioze hulumtuese "UboConsulting", në hulumtimin e fundit të opinionit, nxjerr në pah rezultatet ku Lëvizja VETËVENDOSJE! radhitët bindshëm e para me 52.8 %.

(Ky hulumtim nuk i ka përfshi Diasporën tonë të dashur)

Mbase kjo është arsyeja kryesore përse subjektet tjera i kanë frikë zgjedhjet.

#qeveriaKurti

Image
Postimi i Dugollit
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat