Kështu do të ishin ulëset në Kuvend nga partitë politike, sipas sondazhit të fundit të UBO-së

Aktuale

Kështu do të ishin ulëset në Kuvend nga partitë politike, sipas sondazhit të fundit të UBO-së

Nga: D.RR Më: 4 prill 2020 Në ora: 18:20
Sondazhi i UBO

Sondazhi i fundit nga UBO-Consulting, ka nxjerrë Vetëvendosjen të parën me 51%, teksa në partitë e tjera shihet një rënie drastike.

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Vela, ka përkthyer rezultatin e sondazhin, në numër të ulëseve të deputetëve në Kuvend.

LVV do t’i kishte 60 deputetë, LDK 19, PDK 14, AAK 6, ndërsa NISMA dhe AKR nuk do ta kalonin pragun.

Postimi i Velës në Facebook:

Nëse rezultatet e anketes se UBO-s (e realizuar nga 13 deri 20 mars) perkthehen ne numer te uleseve, atehere ky do te ishte perfaqesimi i ri ne Kuvend krahasuar me rezultatin e zgjedhjeve te 6 tetorit 2019:

LVV: Nga 29 ne 60 ulese (?+31)
LDK: Nga 28 ne 19 ulese (?-9)
PDK: Nga 24 ne 14 ulese (?-10)
AAK: Nga 13 ne 6 ulese (?-7)
Nisma+AKR: Nga 6 ne 0 ulese (?-6)
Minoritetet: 20 ulese

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat