Arben Vitia e Rashit Qalaj konferencë lidhur me COVID-19 në orën 19:45

Aktuale

Arben Vitia e Rashit Qalaj konferencë lidhur me COVID-19 në orën 19:45

Më: 4 prill 2020 Në ora: 19:17
Arben Vitia

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ministri i këtij dikasteri, Arben Vitia së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj do të mbajnë sonte një konferencë për media.

Sipas njoftimit, ajo do të mbahet në ora 19:45 në oborrin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Në njoftim thuhet se konferenca do të mbahet lidhur me pandeminë, Covid-19 në Kosovë.

Deri më tani në Kosovë janë shënuar gjithsej 135 persona me COVID-19, 16 persona janë shëruar dhe një ka vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat