Albulena Haxhiu: Thaçi, Mustafa e Veseli si zakonisht në të njëjtën linjë, gjithmonë bashkë për pazare

Aktuale

Albulena Haxhiu: Thaçi, Mustafa e Veseli si zakonisht në të njëjtën linjë, gjithmonë bashkë për pazare

Nga: D.RR Më: 4 prill 2020 Në ora: 20:27
Kadri Veseli, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kritikuar Thaçin, Mustafën e Veselit, për kritikat e tyre ndaj qeverisë Kurti për gjendjen e krijuar në Veri.

Ajo thotë se “Sot u paska ra në mend veriu i vendit tonë ani pse që 21 vite kanë qenë herë bashkë e herë veç e veç por sërish për pazare bashkë”

Postimi i plotë:

Thaçi, Mustafa e Veseli si zakonisht në të njëjtën linjë. Sot u paska ra në mend veriu i vendit tonë anipse që 21 vite kanë qenë herë bashkë e herë veç e veç por sërish për pazare bashkë.

Ministrat Vitia dhe Sveçla sot i demantuan deklaratat e tyre që kanë për qëllim të mjegullojnë e të vënë në panik qytetarët.

Në këtë kohë pandemie është e pafalshme çfarë po bëjnë këta. Por mesazhin e qytetarëve e kanë marrë, askush s'ju beson më!

#rrineshpi
#papanik

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat