Pas situatës së krijuar në veri, Bahtiri iu bën thirrje qytetarëve të jenë të qetë

Aktuale

Pas situatës së krijuar në veri, Bahtiri iu bën thirrje qytetarëve të jenë të qetë

Nga: A.SH Më: 4 prill 2020 Në ora: 21:13
Agim Bahtiri

Pas situatës së krijuar në veri të Mitrovicës, Agim Bahtiri iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë të qetë.

“Kërkoj nga banorët e këtyre fshatrave të qendrojnë të qetë dhe më japin pak kohë, pasi që jam në koordinim të plotë me organet qendrore për adresimin e shqetësimeve e tyre, që janë edhe shqetësim i imi”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.

Postimi në Facebook:

I lus qytetarët e Mitrovicës që të jenë të qetë pas situatës së krijuar me rastin e evidentimit të rreth 20 rasteve me koronavirusin COVID-19 në Mitrovicë të veriut, Zveçan e Leposaviq.

Duke qenë pjesë e Mitrovicës së jugut, jam në biseda të pandërprera direkte me Qeverinë e Republikës së Kosovës që Suhodolli, Gushavci, Vinarci, Vidimriqi dhe Lagja e Doktorëve të kenë qarkullim të lirë dhe të mos preken as direkt e as indirekt nga masat e marra për kufizimin e lëvizjes në Mitrovicën e veriut.

Kërkoj nga banorët e këtyre fshatrave të qendrojnë të qetë dhe më japin pak kohë, pasi që jam në koordinim të plotë me organet qendrore për adresimin e shqetësimeve e tyre, që janë edhe shqetësim i imi.

Si kryetar do të kujdesem që shqiptarëve të cilët jetojnë në pjesën veriore, të mos iu mungojnë artikujt ushqimor e as kujdesi mjekësor, për aq sa është e nevojshme dhe domosdoshme.

AB

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat