Këto janë komunat prej nga vijnë pesë rastet e reja me koronavirus në Kosovë

Aktuale

Këto janë komunat prej nga vijnë pesë rastet e reja me koronavirus në Kosovë

Më: 4 prill 2020 Në ora: 21:50
Foto ilustrim

Sot në Kosovë janë konfirmuar edhe pesë raste të reja me koronavirus.

IKSHP ka bërë të ditur me anë të një komunikate për media, se numri i të prekurve me COVID-19 në vendin tonë ka arritur në 140.

Rastet pozitive janë raste kontakti, dy (2) prej të cilave janë me vendbanim në Banjë -Malishevë, një (1) me vendbanim në Prishtinë, një (1) me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri dhe një (1) e karantinuar.

Po ashtu, IKSHP ka bërë të ditur se sot në Kosovë janë shëruar edhe 7 pacientë, gjë që numrin total të personave të shëruar e çon në 23.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat