Diplomati: Ish-pushtetarët po e shfrytëzojnë krizën për të luftuar kundër këtyre dy politikanëve të Kosovës

Aktuale

Diplomati: Ish-pushtetarët po e shfrytëzojnë krizën për të luftuar kundër këtyre dy politikanëve të Kosovës

Nga: A.Zh Më: 5 prill 2020 Në ora: 13:18
Islam Lauka

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Islam Lauka, ka komentuar rreth ngjarjeve të fundit në dy komunat veriore të Kosovës, Mitrovicë e Veriut dhe Zveçan, të cilat janë futur në karantinë.

Ai ka thënë se nuk ka të keqe që këto komuna për të përballuar epideminë e Koronavirusit, po ndihmohen nga një staf mjekësor vullnetar i ardhur nga Serbia.

Lauka ka thënë se edhe Amerika ka pranuar ndihma nga Rusia.

“Ҫfarё tё keqe ka ndihma e tyre humanitare nё kёtё situatë tё rёndё? Edhe Amerika e Trumpit pranoi njё avion me ndihma mjekësore nga Rusia e Putinit. Italia, po ashtu”, ka shkruar ai në një postim në Facebook, përcjell Bota sot.

Ish-ambasadori ka fajësuar kastën e vjetër pushtetore të Prishtinës, e cila sipas tij, për 20 vjet nuk është kujtuar asnjëherë për veriun e Kosovës.

Kjo kastë, siç ka theksuar Lauka, po e shfrytëzon krizën për tё luftuar kundёrshtarёt e vet politikё, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.

Postimi i plotë i Laukës në Facebook:

Mbi karantinimin e Mitrovicёs Veriore dhe Zveҫanit

Duke filluar nga e enjtja (02.04.2020), Komunat e Mitrovicёs Veriore dhe te Zveҫanit, tё banuara me shumicё serbe, janё futur nё karantinё. Qё atёherё, kasta e vjetёr pushtetore, e kapluar nga njё ndjenjё “patriotizmi”, qё ёshtё e huaj pёr tё, ёshtё hedhur nё sulm, kundёr qeverisё Kurti, duke e akuzuar se ajo ka kapitulluar para Serbisё dhe se po zbaton vendimet e saj nё veri, duke shkelur rёndё sovranitetin dhe kushtetutёn e Kosovёs.

Duket se, edhe kёtё radhё, kemi tё bёjmё me shfrytёzimin e paskrupullt tё krizёs sё shkaktuar nga COVID-19, pёr qёllime tё ulёta tё politikёs ditore. Pёr fat tё keq, nё shёrbim tё kёsaj kaste ёshtё vёnё edhe njё pjesё e medias.

Si qёndron e vёrteta, sipas Ministrit tё Shёndetёsisё, Arben Vitia, njёrit prej zyrtarёve tё lartё mё tё pёrkushtuar dhe mё tё besueshёm pёr situatёn e pandemisё?

Ai deklaroi se vendimi pёr futjen nё karantinё tё dy komunave nё veri ёshtё marrё nga dikasteri qё ai drejton, nё koordinim dhe bashkёpunim me autoritetet e atjeshme komunale, pёr shkak tё shtimit tё numrit tё qytetarёve tё infektuar. Forcat e policisё sё Kosovёs dhe karabineria italiane janё vendosur nё urёn e Mitrovicёs pёr tё penguar lёvizjen e anasjelltё tё qytetarёve. Gjithashtu, ёshtё e vёrtetё se nё kёto komuna po ndihmon njё staf mjekёsor vullnetar, i ardhur nga Serbia. Ҫfarё tё keqe ka ndihma e tyre humanitare nё kёtё situatë tё rёndё? Edhe Amerika e Trampit pranoi njё avion me ndihma mjeksore nga Rusia e Putinit. Italia, po ashtu.

E gjitha bota i ёshtё pёrkushtuar totalisht luftёs kundёr armikut tё pёrbashkёt – COVID-19. Vetёm kasta e vjetёr pushtetore e Prishtinёs, e cila pёr 20 vjet, nuk u kujtua njё herё pёr veriun e Kosovёs, po e shfrytёzon kёtё krizё tё rёndё pёr tё luftuar kundёrshtarёt e vet politikё, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin. Ёshtё e qartё se kёsaj kaste i mungon morali dhe etika elementare, por tё paktёn tё tregohet realiste dhe tё kuptojё se me kёto veprime, ajo po diskreditohet gjithnjё e mё shumё nё sytё e popullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat