Selmanaj: Gërditëse! Shihni fabrikimet e stilit të shërbimeve sekrete sllave

Aktuale

Selmanaj: Gërditëse! Shihni fabrikimet e stilit të shërbimeve sekrete sllave

Më: 5 prill 2020 Në ora: 13:41
Driton Selmanaj

Deputeti nga radhët e LDK’së, Driton Selmanaj ka reaguar pas publikimit të disa bisedave të montuara në rrjete sociale në mes të anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, sipas së cilave bëhet thirrje që të linqohet Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Selmanaj ka thënë se kjo formë e linqimeve nuk është vlerë e jona dhe se duhet të ndalet dhe të dënohet nga të gjithë.

“Sa e pështirë!!! Madje edhe montimet i kanë të lodhta. Prap mua po ma ndrrojnë emrin, po më quajn Dritan e jo Driton (si duket fabrikimet po u vijnë nga grupet e tyre andej kufirit), po ashtu ma kanë vendos një fotografi në profil që nuk mund ta gjeni askund në numrat dhe kontaktet e mia”, ka shkruar Selmanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat