Musliu-Shoshi: E kundërligjshme të marrin kompensime shtesë anëtarët e bordeve të punësuar në institucione të Kosovës

Aktuale

Musliu-Shoshi: E kundërligjshme të marrin kompensime shtesë anëtarët e bordeve të punësuar në institucione të Kosovës

Më: 5 prill 2020 Në ora: 13:57
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi në një postim në Facebook, i është drejtuar Ministrit të Financave dhe Transfereve duke i kërkuar që të respektohet Neni 80 i Ligjit për Menxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë i cili e ndalon kompenzimin shtesë

Musliu-Shoshi po ashtu ka kërkuar që Ministria e Financave dhe transfereve ta respektoj këtë ligj edhe me zyrtarët tjerë të cilët me vendime nga institucioni

Postimi i plotë:

Në kohë pandemie Qeveria Kurti shkarkoi dhe emëroi anëtarë në borde, pra me këto veprime le të kuptohet se gjithçka është duke funksionuar në normalitet. Tani, Ministri i Financave dhe Transfereve, duhet të na tregoj se a paguhen shërbyesit civil dhe zyrtarët e një autoriteti publik të cilët me vendim të Qeverisë apo një institucioni tjeter janë caktuar në borde dhe komisione?

Kemi shumë raste në institucionet tona ku shërbyesi civil ose zyrtari i një autoriteti publik përveç punës së rregullt në institucion caktohet të shërbejë në bord apo komision dhe për këtë pranon kompenzim shtesë, veprim që është në kundërshtim me Nenin 80 të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, i cili e ndalon një kompenzim të tillë. Ministria e Financave dhe Transfereve / Republika e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat