Vdes zyrtari i LDK-së

Aktuale

Vdes zyrtari i LDK-së

Më: 5 prill 2020 Në ora: 14:46
LDK

Është ndarë nga jeta, kryetari shumëvjeçar i nëndegës së LDK-së në Ratkoc e anëtari i Kryesisë së Degës në Rahovec, Ibrahim Hoti.

Kjo është bërë e ditur nga anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook.

Hoti ka thënë se ai ka qenë aktivist i jashtëzakonshëm në kohërat më të vështira për popullin e Kosovës.

Postimi i plotë:

Sot eshte ndare nga jeta z. Ibrahim Hoti, arsimtar i shume gjeneratave, kryetar shumevjecar i nendeges se LDK-se ne Ratkoc e anetar i Kryesise se Deges ne Rahovec, aktivist i jashtezakonshem ne koherat me te veshtira per popullin shqiptar te Kosoves.

Shume nga ne i jemi borxhli atij per perkahjen dhe inkurajimin e dhene, e per mbeshtetjen financiare permes sistemit te bursave per studente gjate viteve te 90-ta, kur institucionet e shtetit te Kosoves nen okupimin serb, te udhehequra nga LDK-ja, organizuan arsimin shqip me te gjitha elementet e nevojshme.

I perjetshem do te jete kujtimi per te. U prehte ne paqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat