Edita Tahiri i kërkon Albin Kurtit të shkojë në veri e jo vetëm të flasë

Aktuale

Edita Tahiri i kërkon Albin Kurtit të shkojë në veri e jo vetëm të flasë

Më: 5 prill 2020 Në ora: 16:54
Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, i ka kërkuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të vizitojë pjesën veriore të Mitrovicës.

Ish-ministrja pa portofol, Edita Tahiri, i ka kërkuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të shkojë e ta vizitojë veriun e Kosovës.

Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, Tahiri, ka shkruar se veriu nuk mbrohet me fjalë nga zyra e qeverisë, siç po bën Kurti, por që sipas saj, duhet shkuar në veri.

Postimi i plotë i Tahirit, pa ndërhyrje:

Veriu nuk mbrohet me fjale nga zyrat e qeverise si po bene Kurti. Duhet shkuar atje.

Ne kohen tone te qeverisjes e mbrojtem me vepra, e integruam, shtrijme sovranitetin e Kosoves, shkuam atje, vendosem kufirin, kaluam uren e Ibrit, hoqem strukturat paralele serbe, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat