Selmanaj bëri një denoncim në polici: Ata nuk e meritojnë lirinë

Aktuale

Selmanaj bëri një denoncim në polici: Ata nuk e meritojnë lirinë

Nga: H.O. Më: 5 prill 2020 Në ora: 17:48
Driton Selmanaj

Deputeti nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj ka bërë të ditur se sapo ka bërë një denoncim në Policinë e Kosovës.

Ai përmes Facebook-ut shkruan se ka bërë padi ndaj atyre ‘që kanë gisht në fabrikimin, montimin dhe falsifikimin e kinse komunikimeve të mia me kolegët e LDK-së’.

Postimi i plotë:

Para pak minutash bëra denocimin në Policinë e Kosovës.

Dua të shprehë vlerësimet e mia për profesionalizmin e treguar nga ana policisë së Kosovës në identifikimin e personave që kanë gisht në fabrikimin, montimin dhe falsifikimin e kinse komunikimeve të mia me kolegët e LDK-së.

Shpifësit, mashtruesit, fabrikuesit, linçuesit do të përballen me organet e drejtësisë!

Ata nuk e meritojnë lirinë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat